Një reklamë 60 sekondash e Super Bowl që shfaq një super-yll të MLS-së mund të kushtojë rreth 14 milionë dollarë.
Lionel Messi, që e ka pushtuar Amerikën që kur u transferua në MLS verën e kaluar, tani do të shfaqet në një reklamë të Super Bowl për Michelob Ultra.
Kompania mëmë e markës së birrës, Anheuser-Busch, po sponsorizon gjithashtu turneun e Copa America të kësaj vere.
Ata gjithashtu pritet të jenë sponsorë në Kupën e Botës për meshkuj në vitin 2026 që do të zhvillohet në ShBA.
Në “trailerin” e publikuar shihet Messi duke shkuar në një lokal, duke porositur një birrë dhe duke reaguar ndaj derdhjes së saj.