Kjo është Kryesia e re e Vetëvendosjes, kush janë figurat e fuqishme të pushtetit që mungojnë në të – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është Kryesia e re e Vetëvendosjes, kush janë figurat e fuqishme të pushtetit që mungojnë në të

    Insajderi
    23 October 2022 - 18:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm.

    Në këtë mbledhje është zgjedhur kryesia e katërt e cila do ta drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme.

    Në listën e kryesisë së VV-së nuk figuron emri i ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu i cili është një ndër njerëzit më të afërm të kryeministrit, Albin Kurti. Jashtë ka mbetur edhe Hydajet Hyseni i cili ishte kryesues i Këshillit të Përgjithshëm.

    Të zgjedhurit e sotëm nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për pozitat e rëndësishme në Vetëvendosje janë:

    Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca

    Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj

    Sekretar Organizativ – Alim Rama

    Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci

    Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi

    Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili

    Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrulla Ceku

    Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim  – Arlind Manxhuka

    Ndërsa anëtarët e Kryesisë që kanë votuar sot janë:

    Mrika Limani Myrtaj

    Arbërie Nagavci

    Alban Hyseni

    Arben Vitia

    Arbër Zaimi

    Besnik Bislimi

    Elvis Hoxha

    Fatmire Mulhaxha Kollcaku

    Fitore Pacolli

    Hekuran Murati

    Mytaher Haskuka

    Saranda Bogujevci

    Tinka Kurti

    Vlora Haxhimehmedi

    Xhelal Sveçla

    Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:

    Albin Kurti, Kryetar i LV

    Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV

    Alim Rama, Sekretari Organizativ

    Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm

    Dejona Mihaili, Koordinatore e Komiteteve

    Albulena Haxhiu, GVV

    Behar Jashari, RVV

    Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së

    Hajrulla Ceku, Drejtues i SMN-së


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark