×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Këta janë 14 të arrestuarit pas aksionit të sotëm ndaj auto salloneve

    Insajderi
    02 March 2023 - 18:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    14 persona janë arrestuar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, të cilët me urdhër të Prokurorisë Themelore të Ferizajt kanë zhvilluar një operacion në kuadër të hetimeve lidhur me rastin  “Brezovica”.

    Gjatë këtij aksioni janë kontrolluar dhe bastisur një numër i madh i auto salloneve, shtëpive dhe lokaleve përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës, Ferizajt, Vushtrrisë, Lipjanit dhe komunës së Vitisë, njofton prokuroria.

    Siç raporton Sinjali të arrestuarit janë; Shukri Haxhiu, Fadil Salihu, Kadri Gerbeshi, Bashkim Osmani, Nexhmi Abazi, Mujë Ademi, Ajvaz Muzaqi, Ardi Saraqi, Egzon Salihu, Bashkim Osmani, Ramiz Ademi, Bahri Abazi, Nexhmi Abazi dhe Shefik Zeqiri

    Gazeta Insajderi ka siguruar disa nga auto sallonet që janë bastisur dhe iu janë sekuestruar dhjetëra vetura.

    “Autosalloni Lipjani” ka qenë cak i këtij aksioni.  Sipas burimeve të gazetës këtij salloni iu janë sekuestruar rreth 10 vetura që kapin shifra milionëshe.

    Gazeta Insajderi sjelli pamje ekskluzive nga veturat që u janë sekuestruar sallonit “Lipjani” që ndodhet në Çagllavicë.

    Po ashtu, policia ka zbarkuar edhe tek  “Auto Salloni Besa” dhe “Iliri”.

    Të dyshuarit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar  në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi” dhe “Detyrimi”.

    https://insajderi.org/%f0%9d%97%a9%f0%9d%97%9c%f0%9d%97%97%f0%9d%97%98%f0%9d%97%a2-keto-jane-veturat-milioneshe-qe-u-sekuestruan-ne-auto-sallonin-lipjani/

    Gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: para, vetura, armë dhe dokumente të ndryshme.

    Ky aksion është ndërmarr nga Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda, Njësinë e  Hetimeve të Administratës Tatimore të Kosovës dhe Njësinë e Hetimeve të Doganës së Kosovës.

    /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark