Kjo është lista me emrat e 47 deputetëve më të votuar deri me tani të Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është lista me emrat e 47 deputetëve më të votuar deri me tani të Vetëvendosjes

    Insajderi
    19 February 2025 - 09:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është publikuar lista me emrat e 47 deputetëve më të votuar deri me tani nga Lëvizja Vetëvendosje.

    Kësaj liste i prinë lideri i kësaj partie, Albin Kurti me 222 mijë vota.

    Pas tij vjen Glauk Konjufca me 170 mijë vota. Faton Peci ka marrë vota si i treti me 84 mijë sosh.

    Pas Pecit, vjen Hekuran Murati me 80 mijë, Albulena Haxhiu me 76 mijë, Xhelal Sveçla me 72 mijë e Donika Gërvalla me 68 mijë.

    Ulëse ka siguruar edhe Avni Dehari që është votuar 58 mijë herë, si dhe Mimoza Kusari-Lila që ka marrë mbi 50 mijë vota

    Në mesin e emrave të tjerë që kanë marrë shumë vota janë edhe Arben Vitia, Ejup Maqedonci, Shqipe Mehmeti-Selimi, Saranda Bogujevci.

    Këngëtarja Edona Llalloshi ka marrë mbi 26 mijë vota, Mefail Bajqinovci 24 mijë të tjera.

    Kuvendit pritet t’i shtohet edhe zëri i fuqishëm i Agim Bahtirit që është votuar nga 12 mijë qytetarë.

    Në anën tjetër, ulëse pritet të sigurojë edhe Bylbyl Sokoli pasi ka marrë mbi 12 mijë vota.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark