Kjo është mënyra më e mirë për të humbur peshë - Insajderi
×
LifeStyle

Kjo është mënyra më e mirë për të humbur peshë

Insajderi
17 July 2024 - 14:08
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Nëse e keni gjetur motivin për t’u ngritur nga divani sepse doni të nisni rrugëtimin e humbjes së peshës, atëherë ky është momenti.

Por, përpara se të kaloni orë të tëra në palestër dhe të “torturoni” veten në ushtrime force dhe seanca stërvitore, trajneri i fitness-it Tj Mentus, thotë se për të humbur peshë ju duhet vetëm një ecje e shpejtë dhe një palë këpucë të mira.

Ecja mund të bëhet edhe rrotull lagjes suaj ose kudo ku ndiheni komodë.

“Nëse ecjen e ktheni në një ritual të përditshëm, kjo do të thotë se ju digjni më shumë kalori gjatë një jave sesa me stërvitjet intensive në palestër,” thotë trajneri. Njëherësh, ecja bën që rrahjet e zemrës të ndikojnë në djegien e yndyrave që janë burimi kryesor i energjisë.

“Kjo do të thotë se shumica e kalorive të djegura nga një shëtitje do të jenë nga yndyra. Pra, në vend të djegies së karbohidrateve, trupi juaj do të djegë me shumë yndyrë,” shton Mentus.

Një ecje gati 30 minuta çdo ditë është shërbimi më i mirë që mund t’i bëni vetes, si edhe një hap drejt uljes së kilogramëve të tepërt. E nëse jeni të përkushtuar në humbjen e më shumë kilogramëve, 30 minuta ecje në mëngjes dhe 30 pasdite janë gjetja e duhur.

Duke maksimizuar lëvizjet në funksion të humbjes së peshës, ju përmirësoni njëherësh edhe shëndetin tuaj fizik dhe atë kardiovaskular.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark