Kjo është mësimdhënësja e arrestuar për mashtrim në Pejë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është mësimdhënësja e arrestuar për mashtrim në Pejë

    Insajderi
    17 September 2024 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një mësimdhënëse është arrestuar në Pejë, dhe po dyshohet për veprën penale të mashtrimit.

    Gazeta Insajderi merr vesh se bëhet fjalë për mësimdhënësen, Gjylfidane Morina.

    Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikqi.

    “Prokurori i shtetit ka urdhëruar ndalimin 48 orë për të dyshuarin, – mësimdhënëse”, ka thënë ai për Insajderin.

    Gazeta Insajderi merr vesh se e dyshuara ka mashtruar dhjetra persona, në lidhje me dokumentet për aplikim për subvencionin për bujqësi.

    Burimet e Insajderit bëjnë me dije se ajo ka pasur mbi 300 mijë euro qarkullim në xhirollogarinë e saj bankare.

    E dyshuara është mësimdhënëse në shkollën Xhemajl Kada.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark