Nga Ministria e Financave që ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për shpenzimet kapitale, deri tek Ministria për Kthim dhe Komunitet që për këto shpenzime ka harxhuar 98% të buxhetit.
Gazeta Insajderi
Ministria e Financave që udhëhiqet nga Hekuran Murati përgjatë vitit 2022 e ka shpenzuar vetëm 2% të buxhetit për shpenzimet kapitale.
Kështu ka zbuluar Instituti GAP nga të dhënat e saj, shkruan Gazeta Insajderi.
Pas dikasterit të Financave qëndron ai i Industrisë që drejtohet tash e dy vjet nga Rozeta Hajdari.
Institucioni që menaxhon me Industrinë dhe Ndërrmarrësinë sipas këtyre të dhënave ka shpenzuar vetëm 16% të buxhetit për shpenzimet kapitale, shkruan Gazeta Insajderi.
Më pas renditet ministria e Artane Rizvanollit, do të thotë ajo e Ekonomisë që për shpenzimet kapitale ka harxhuar 38% të buxhetit.
Derisa Ministria e Kulturës që në krye ka Hajrullah Çekun për shpenzimet kapitale ka shpenzuar 40% të buxhetit, shkruan Gazeta Insajderi.
Më të njëjtën përqindje, do të thotë me 40% qëndron edhe Ministria e Punëve të Jashtme që udhëhiqet nga Donika Gërvalla.
Instituti GAP më tej zbulon se Ministria e Mjedisit dhe Ambientit që drejtohet nga Liburn Aliu ka shpenzuar 55% për shpenzimet kapitale, shkruan Gazeta Insajderi.
Me vetëm një përqind më shumë, 56, për shpenzimet kapitale ka shpenzuar ministria e Arben Vitisë.
Bashkëpartiaku i këtij të fundit, Xhelal Sveçla, ka shpenzuar 64% të buxhetit për shpenzimet kapitale, shkruan Gazeta Insajderi.
Derisa Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që drejtohet nga Elbert Krasniqi ka harxhuar 67% të buxhetit për shpenzimet kapitale.
Me përqindjen të njëjtë, do të thotë me 67, qëndron edhe Ministria e Arsimit të Arbërie Nagavcit, shkruan Gazeta Insajderi.
Këto janë ministritë që kanë shpenzuar mbi 80% të buxhetit për shpenzimet kapitale
Faton Peci, ministri i Bujqësisë, në dikasterin e tij ka shpenzuar 82% të buxhetit për shpenzimet kapitale.
Pas tij qëndron Ministria e Zhvillit Rajonal, që udhëhiqet nga Fikrim Damka, e që për shpenzimet kapitale ka harxhuar 83% të buxhetit, shkruan Gazeta Insajderi.
Derisa 84% të buxhetit për këto shpenzime e ka harxhuar Ministria e Drejtësisë, që drejtohet nga Albulena Haxhiu.
Pas saj, me më së shumti përqindje 96 përkatësisht 98 qëndrojnë Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria për Kthim dhe Komunitet, shkruan Gazeta Insajderi.