Kjo është mosha e 8 personave që humbën jetën nga Covid-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është mosha e 8 personave që humbën jetën nga Covid-19

    Insajderi
    25 September 2021 - 15:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministria e Shëndetësisë sot ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 88 raste të reja. Siç ka informuar MSh, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 5 gra dhe tre burra.

    Sipas ministrisë, një viktimë është e moshës 40-49 vjeç, dy viktima të moshës 50-59 vjeç, dy viktima të moshës 60-69 vjeç, dy viktima të moshës 70-79 vjeç dhe një viktimë e moshës mbi 80 vjeç.

    Gjatë 24 orëve të fundit, dy viktima janë regjistruar në komunën e Prizrenit dhe nga një viktimë në komunat: Kaçanik, Ferizaj, Prishtinë, Kamenicë, Gjakovë dhe Suharekë.

    “Sot janë shëruar 651 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 152.062. Në total numri i rasteve aktive është 4.800”, ka njoftuar MSh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark