Kjo është mosha e gjashtë viktimave të sotme të COVID-19 në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është mosha e gjashtë viktimave të sotme të COVID-19 në Kosovë

    Insajderi
    06 February 2022 - 16:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19.

    Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

    Nga kjo ministri kanë treguar se dy viktima, një burrë dhe një grua janë të moshës 70-79 vjeçare dhe janë nga Komuna e Mitrovicës dhe Prishtinës.

    Ndërsa, 4 viktima, 3 burra dhe një grua janë të moshës mbi 80 vjeçare dhe janë nga Komuna e Gjakovës, Mitrovicës dhe Fushë Kosovës.

    Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se sot në vend janë regjistruar edhe 1 mijë e 283 raste të reja me COVID-19.

    Ndërsa, 4 mijë e 397 janë shëruar nga ky virus gjatë 24 orëve të fundit.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark