Kjo është ora e dorës më e shtrenjtë në botë - Insajderi
×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kjo është ora e dorës më e shtrenjtë në botë

    Insajderi
    04 November 2023 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Vlera e saj do t’ju lërë pa fjalë

    Gjithsej 874 diamante gjenden në orën e dorës më të shtrenjtë në botë. Kjo orë vlerësohet në 25 milionë dollarë.

    Është prodhuar nga kompania e njohur zvicerane “Chopard” dhe emri i saj është Chopard 201 karat.

    Detajet më dominuese në orë janë një diamant rozë pesëmbëdhjetë karatësh, një diamant blu dymbëdhjetë karatësh dhe një diamant i bardhë njëmbëdhjetë karatësh. Pesha e saj është 201 karat, siç flet edhe emri.

    Në orë mund të shihni gjithashtu detaje ari të bardhë dhe të verdhë. Numrat e orës ndodhen nën tri diamante në formë zemre, të cilët me klikim të një butoni të fshehur hapen si një lule.

    Në listën e orëve më të shtrenjta, menjëherë pas Chopard 201 karat, është Patek Philippe Super Complication, e cila u deshën 5 vjet për t’u bërë. Është prodhuar në vitin 1993 dhe çmimi i tij është 11 milionë dollarë. Vendin e tretë për nga vlera e zë modeli Patek Philippe i vitit 1527, i krijuar në vitin 1943 dhe çmimi i tij është rreth 6 milionë dollarë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    09 January 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark