Kjo është paga e një astronauti të NASA-s? – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kjo është paga e një astronauti të NASA-s?

    Insajderi
    31 January 2024 - 17:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Puna e një astronauti është jashtëzakonisht e vështirë, nga ku agjencitë hapësinore sikurse NASA kanë kërkesa strikte dhe teste rigoroze për të hyrë në programet e tyre hapësinore.

    Kjo pasi astronautët duhet të kryejnë procedura komplekse operacionale dhe janë në fund të fundit përgjegjës për kujdesin e disa pajisjeve tepër të shtrenjta në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

    Sa i paguan NASA astronautët e saj?

    NASA – si agjencia më e madhe hapësinore në botë – është një top destinacion për astronautët me perspektivë.

    Por sa është paga mesatare e një astronauti në NASA?

    Sipas NASA-s, pagat e astronautëve civilë përcaktohen nga shkallët e pagave të Qeverisë së SHBA-së – ose më konkretisht ato ndahen me gradat G-13 dhe GS-14.

    Deri në vitin 2022, shkalla e pagave për gradën GS-13 varioi nga 81,216 dollarë deri në 105,579 dollarë në vit. Kjo i bie 8,798 dollarë në muaj ose 50.59 dollarë në orë.

    Për gradën GS-14, paga varionte nga 95,973 deri në 124,764 në vit. Por, astronautët me eksperiencë më të madhe mund të paguheshin më shumë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark