Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj i cili tash e sa muaj ishte pjesë e debatit publik në Slloveni e Kosovë, nën dyshimin se kishte tërhequr 600 mijë euro për ta mbështetur njërin kandidat në zgjedhjet sllovene, në formularin e deklarimit të pasurisë nuk e ka deklaruar asnjë kompani.
Krejt çka ka deklaruar ai, janë dy banesa njëra në vlerë 180 mijë euro dhe një tjetër në vlerë 50 mijë euro.
Ai ka deklaruar një shtëpi dhe një tokë të trashëguar, që kapin vlerë e 150 mijë eurove.
Berishaj ka deklaruar edhe dy vetura, njërën Audi A8 me vlerë 42 mijë euro, si dhe një Mercedes në vlerë 15 mijë euro.
Berisha ka deklaruar 25 mijë euro para të gatshme.