Kjo është pasuria e udhëheqjes së re të Shëndetësisë, kaq para ka në bankë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është pasuria e udhëheqjes së re të Shëndetësisë, kaq para ka në bankë

    Insajderi
    01 October 2021 - 12:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dafina Gexha-Bunjaku do të jetë ushtruese e detyrës së Shëndetësisë pas dorëheqjes së Arben Vitisë. Ky i fundit do të garojë për t’u bërë kryetar i Prishtinës. Por, cila është pasuria e saj?

    Gexha Bunjaku merr një pagë të majme nga IKShPK-ja ku punonte si epidemiologe sipas të dhënave nga IKShPK. 7800 euro i mori nga paga e rregullt, derisa 1750 i mori nga shtesat për pandemi.

    Bashkëshorti del se i paguhet nga Lëvizja Vetëvendosje, partia politike, me 7200 euro në vit.

    Gexha në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme ka dekalruar një shtëpi e një banesë. Shtëpia i kushton 100 mijë euro. Banesa i kushton 65 mijë.

    Ministrja e re e Shëndetësisë ka deklaruar edhe para të gatshme në bankë, goxha shumë.

    Vlera e përgjitshme e parave në bankë është 32 mijë e 441 euro. Ndërkohë, 2300 euro prej tyre përshkrimi i është vënë mjaft interesant: “Dhuratë nga gjyshërit për secilën ditëlindje.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark