Kjo është pasuria e vajzës së Veton Surroit që punon në Zyrë të Kryeministrit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është pasuria e vajzës së Veton Surroit që punon në Zyrë të Kryeministrit

    Insajderi
    05 May 2023 - 19:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar deklarimet e pasurisë për vitin 2022.

    Sipas AKK-së, Zojë Surroi, vajza e Veton Surroit, posedon një banesë afër 200 mijë euro, që sipas të dhënave është e trashëguar dhe që është në pronësi të përbashkët.

    Tek paratë e gatshme, Zojë Surroi i ka të mbledhura 3 mijë 400 franga dhe 7 mijë e 679 dollarë, për të cilat posedon dy xhirollogari, njërën në Cyrih të Zvicrës dhe njërën në Cambridge të ShBA-ve.

    Që t’i numërosh në euro i bije që para të gatshme, Surroi i ka 10 mijë e 418 euro.

    Surroi gjithashtu merr pagë edhe nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, pasi që mbanë postin e këshilltares politike për media ndërkombëtare e kryeministrit Kurti, dhe sipas të dhënave paga e saj është 900 euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark