Kjo është profesoresha e UP-së që ngjiti majën e Kilimanxharos - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është profesoresha e UP-së që ngjiti majën e Kilimanxharos

    Insajderi
    24 January 2024 - 08:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesoresha në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Hasnije Ilazi ka arritur që të ngjitet në malin më të lartë në Afrikë, përkatësisht Kilimanxharo.

    Sipas njoftimit të UP-së, ngjitja e saj ka ardhur si kauzë për ngritje të cilësisë në arsimin e lartë, me theks të veçantë në institucionin ku ligjëron.

    “Përkushtimi i profesoreshës Hasnije Ilazi për ngritjen e niveleve në arsimin e lartë, dëshmon përkushtimin e saj ndaj ekselencës akademike dhe kërkimit të dijes”, thuhet në njoftim.

    Maja e Kilimanxharos është në një lartësi prej 5895 metrash dhe ndodhet në Republikën e Tanzanisë./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark