×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është rruga më e famshme në Shqipëri

    Insajderi
    17 November 2021 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo padyshim që është rruga më “in” e momentit në Shqipëri! E sapondërtuar në Bulqizë, ajo është bërë virale kur është inaguruar nga kryebashkiaku Leftër Alla.

    Kryebashiaku Lefter Alla e ka “reklamuar” rrugën në rrjetet sociale, duke u shprehur se ajo është bërë vullnetarisht nga banorët pasi bashkia i mundësoi bazën materiale. Por nuk është rrugë normale, pasi bëhet fjalë për vetëm dy korësi betoni, mbi të cilat makinat duhet që të mbajnë ekuilibirin që të kalojnë. Por Alla e prezanton gjithë krenari, duke e inspektuar vetë dhe duke e ndarë me ndjekësit e tij në Facebook, sikur të kishtë ndërtuar një autostradë. Megjithëse në fakt, rrugë të tillë zor se të zënë sytë. Për t’u krenuar është…

    Ndërkohë “perlat” janë edhe në seksionin e komenteve, ku ka qytetarë që nuk duan t’ja prishin kryetarit dhe e përgëzojnë se për çfarë nuk dihet. Ndërsa ka të tjerë që i kujtojnë një çështje tejet sensitive. Atë të disa vijave…

    “Ore rrugë është kjo!? Sa viza ke hequr përpara se të bejë këtë?” i shkruan një prej komentuesve, duke i kujtuar videon me kokainë, për të cilën Lefter Alla përfundoi në SPAK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark