Kjo është shqiptarja që u vra nga ish-bashkëshorti në Athinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është shqiptarja që u vra nga ish-bashkëshorti në Athinë

    Insajderi
    16 May 2024 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është zbuluar e shkuara e Enkelejda Danaj, 40-vjeçares shqiptare që u vra në mes të Athinës. Ajo u gjet e pajetë me një thikë në bark dhe e mbuluar në gjak këtë mëngjes.

    Autoritetet greke dyshojnë se autori është ish-bashkeshorti i saj po shqiptar Eduart Denaj, ku u zbulua se ka pasur shpesh herë dhunë në familje dhe ishin në proces divorci.

    E rëndë në Greqi, shqiptarja gjendet e vdekur në mes të rrugës, për ҫfarë dyshohet

    Vrasja në Greqi/ Akuzohet se vrau ish-bashkëshorten, identifikohet 50-vjeçari nga Vlora
    Më 3 prill 2013 viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunën në familje, i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

    Më 18 shtator 2022, viktima ka bërë kallëzim ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili është arrestuar dhe dërguar në Prokurori.

    Përmendet se kishte një urdhër gjykate në bazë të të cilit autorit i ishte ndaluar të jetonte me viktimën, por ajo vetë e kishte lejuar që nga viti 2018.

    Asaj i është dhënë një dokument për ekzaminim nga mjeku ligjor dhe një formular me agjencitë dhe numrat e telefonit për viktimat e dhunës në familje.

    Më datë 7 maj 2024, viktima ka bërë padi ndaj ish-partnerit të saj për dhunë në familje (kanosje, lëndim fizik dhe fyerje), i cili u arrestua dhe u dërgua në Prokurori, ndërsa të premten 17 maj 2024 do paraqitej në gjyq.

    I është dhënë urdhër për ekspertizë mjeko-ligjore dhe i janë dhënë informata, udhëzime dhe ndihmën e nevojshme nga organet kompetente.

    Përveç kësaj, ajo u informua për mundësinë e instalimit të aplikacionit “Panic Button” në celularin e saj dhe iu dha një kod për të hyrë në aplikacionin në fjalë.

    Ajo u informua për mundësinë e transferimit të saj në një strukturë pritëse dhe deklaroi se nuk dëshironte. Të tre herët autori u arrestua dhe herën e tretë prokurori e la të lirë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark