Kjo është situata aktuale në Veri të Mitrovicës – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kjo është situata aktuale në Veri të Mitrovicës

    Insajderi
    22 November 2022 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse sot ishte paraparë të hynte në fuqi masa për gjobitjen e automjeteve pa targa RKS, situata në veri të Mitrovicës vazhdon të jetë e qetë.

    Në disa fotografi të sigurara nga Insajderi, shihet një qarkullim i vogël i njerëzve në sheshet e veriut.

    Insajderi ka kontaktuar edhe me policinë e Kosovës, të cilët thanë se për gjendjen në veri do të deklarohen vetëm përmes komunikatave.

    Me kërkesë të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, mbrëmë pas mesnate kryeministri, Albin Kurti njoftoi se e ka shtyrë për 48 orë implementimin e këtij vendimi.

    Me këtë veprim, Kurti ka thënë se po i jep mundësi arritjes së marrëveshjes. /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark