Gjatë ditës së enjte vendin tonë e ka përfshirë një mot me reshje të vazhdueshme të shiut. Kjo ka bërë që të ketë vërshime në disa pjesë të vendit, shembje dheu e gurësh në rrugë dhe shtëpi të përfshira nga uji.
Një gjendje e rëndë është edhe në Skenderaj. Rrugët, veturat, shtëpitë, lokalet tashmë janë demoluar krejtësisht nga vërshimet.
Qytetarët e kësaj komunë i kanë thënë Gazetës Insajderi se se shumë familje kanë mbetur brenda në shtëpi pa mundësi qarkullimi.
“Policia kanë dal ne vendin e ngjarjes mëgjithëse se ata po fokusohen vetem ne Qendër teksa shumë familje kanë mbetur brenda në shtëpi pa mundësi për qarkullimi”, thanë për Gazetën Insajderi.
Ndërsa niveli i ujit ka arritur deri në 1 metër në Skenderaj.