
Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar i dyshuari Fazli Kikaj, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Mësuesi i dyshuar për pedofili po hetohet për veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.
“I dyshuari F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.
Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdoj me procedura të mëtejme hetimore, thuhet tutje.
Fazli Kikaj, mësuesi nga Prizreni i cili po dyshohet për pedofili tanimë është arrestuar sot nga Policia e Kosovës.
Arrestimin e tij për Gazetën Insajderin e ka konfirmuar Vesel Gashi, zëdhënës i Policisë në rajonin e Prizrenit.
“Po i njëjti është arrestuar është shoqëru në stacionin policor dhe i njëjti me urdhër të Prokurori të Shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë. Hetimet janë duke vazhduar nga njësiti rajonal në Prizren”, tha Gashi për Insajderin.
Pavarësisht akuzave të rënda, Kikaj ditën e djeshme ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook. Duke thënë se informacionet të cilat po qarkullojnë janë të pavërteta.
Sipas tij, këto gjëra do të vërtetohen shpejtë dhe se sipas tij situata është krejt ndryshe.
“Janë kamuflazh e përgatitur mirë.”, thuhej në reagimin e djeshëm të Kikajt.
Mësuesi Kikaj, është demaskuar teksa tentonte ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.
Detajet tronditëse u publikuan në emisionin ‘Piranjat’ në ABC, ku përkundër që gazetarja është prezantuar si 15-vjeçare, 76-vjeçari ka bërë biseda erotike me të dhe i ka dërguar fotografi e video të organit të tij gjenital. Teksa ky i fundit zihet në flagrancë.
Theksojmë se në të kaluarën mësuesi nga Prizreni, Fazli Kikaj ka qenë i dënuar për veprën penale “kanosje”.
Zëdhënësi i gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj konfirmoi për Insajderin se ka qenë i dënuar me 3 muaj.
“Në evidencën penale, ndaj të pandehurit F.K., është I evidentuar një (1) rast me vendim të plotfuqishëm, për veprën penale Kanosja, nga neni 185 I Kodit Penal të Kosovës. Ndaj të pandehurit F.K., është shqiptuar Dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muajsh, i cili dënim nuk do të ekzekutohet në kohëzgjatje prej një (1) viti nëse i pandehuri nuk kryen vepër tjetër penale. Aktgjykimi ka marrë formën e prerë (Plotfuqishmërinë) me datë 19.02.20216”, tha Lekaj për Insajderin.
Lexo edhe: