Kjo është video 18 minutëshe me të cilën Putin kërcënoi botën - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kjo është video 18 minutëshe me të cilën Putin kërcënoi botën

    Insajderi
    21 September 2022 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Putin, i cili iu drejtua kombit sot në mëngjes, tha në fillim të fjalimit të tij se Perëndimi “dëshiron të shkatërrojë vendin e tyre” dhe se “bëhet fjalë për mbrojtjen e Rusisë dhe territorit të Donbasit”.

    Kliko KËTU për ta parë videon

    “Ne kemi ende armë”

    Putin thotë se gjithë qytetarët që do të mobilizohen do të kenë statusin e plotë të forcave të armatosura.

    “Perëndimi po përdor shantazh bërthamor kundër Rusisë”, tha kreu i këtij vendi, derisa sipas tij vendet perëndimore “kaluan të gjithë kufijtë në agresionin e tyre” kundër Rusië.

    “Nëse integriteti territorial i vendit tonë kërcënohet, ne do të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur popullin tonë – kjo nuk është një bllof.”

    Ai urdhëroi qeverinë ruse të sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme për të rritur prodhimin e armëve dhe tha se Rusia do të “përdorë të gjitha burimet në dispozicion” për këtë qëllim.

    Putin iu drejtua kombit një ditë pasi separatistët pro-rusë njoftuan referendume për bashkimin e katër rajoneve të okupuara të Ukrainës me Rusinë – Luhansk, Donetsk, Kherson dhe një pjesë të Zaporizhia.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark