Policia e Kosovës ka mbajtur konferencë të jashtëzakonshme pas një operacioni të zhvilluar mbrëmë në Konushefc të Podujevës ku janë konfiskuar 91 kg drogë të llojit marihuana në vlerë prej 200 mijë eurosh.
Drejtori i Drejtorisë së Narkotikëve, Major Reshat Murseli, tha në konferencë se aksioni është koduar me emrin “Kamera”, teksa i njëjti aksion është zhvilluar pas hetimeve të ndërmarra disa muaj, i koordinuar me Prokurorinë e Prizrenit dhe me Prokurorinë e Prishtinës.
Në këtë fshat është arrestuar një i dyshuar me inicialet F.M., i moshës 55 vjeç, teksa dyshohet se shtëpia u përdor si depo për narkotikët.