Kjo është zgjedhur femra më e bukur për vitin 2023 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Kjo është zgjedhur femra më e bukur për vitin 2023

    Insajderi
    31 December 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është publikuar lista e re e renditjes së T.C. Candler, kreator i përzgjedhjes popullore të 100 fytyrave më të bukura të vitit

    Sipas edicionit të ri, femra më e bukur në planet për vitin 2023, të paktën sipas kësaj zgjedhjeje, është këngëtarja, aktorja dhe prezantuesja amerikano-koreane Nancy Jewel McDonough.

    Nancy është një yll i k-pop-it, d.m.th. muzika popullore koreano-jugore dhe u bë e famshme me bendin pop të femrave “Momoland”.

    Kjo bukuroshe 23-vjeçare ka lindur në Korenë e Jugut, por është rritur në Amerikë, pasi babai i saj Richard është amerikan. Megjithatë, ajo u kthye në vendlindje për të përfunduar shkollën e mesme atje.

    Siç raporton “CNA Life Style”, pesë femrat e para më të bukura u plotësuan nga influencuesja dhe modelja ruse Dasha Taran, këngëtarja koreane Sana Minatozaki, aktorja hollivudiane Gal Gadot dhe modelja amerikane Jasmine Tookes, e cila vitin e kaluar ishte fituesja e kësaj liste.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark