×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kjo nuk është gazetari”, pushtetarët e përjetojnë rëndë raportimin e Insajderit për kamionët e Bagerit

    Insajderi
    08 August 2024 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas deputetit të VV-së, Agon Batusha që doli në mbrojtje të kompanisë “Bageri”, edhe Valon Hoti, këshilltari i ministrit Aliu, ka bërë një postim kundër Insajderit për publikimin e shkrimit lidhur me kamionët e Bujar Shabanit.

    Raportimi i Insajderit që testimi i urës së Ibrit u bë me kamionë të kompanisë “Bageri”, përfituesit të miliona e miliona eurove nga Qeveria Kurti dhe se lidhjet e pronarit të saj, Bujar Shabani me zv.ministrin Hysen Durmishi, e kanë nervozuar paksa pushtetin.

    Valon Hoti, këshilltar i ministrit Liburn Aliu, përmes një postimi në “Facebook”, ka dhënë leksione për gazetarinë.

    Sipas tij raportimi Insajderit nuk është i vërtetë.

    Gazetaria nuk e ka për bazë dukjen, por të vërtetën. Por, kështu ndodh kur pikënisje është sulmi dhe jo e vërteta. Në dokumentin më poshtë mund ta shihni se kush është fitues i tenderit për testimin e urës, ndërkaq është krejtësisht çështje tjetër kompania mjetet e kujt i përdor. Kjo nuk është gazetari“, tha ai.

    Pak më parë edhe deputeti që pak është i njohur për publikun Agon Batusha, doli që ta mbrojë biznesin e Bujar Shabanit.

    “Ju me cilët kamiona jeni”, pyet deputeti teksa përmend kryekriminelin Milan Radoiciq, me të cilin kishte folur shefja e tij, Mimoza Kusari – Lila.

    Mirëpo, në kërkimet për të, përveç në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, ku personi në fjalë figuron si deputet, zërin e tij e dëgjuam pak e hiç.

    Kjo për shkak të mungesës së fjalimeve dhe angazhimeve të tjera – për të cilat paguhet deri në 2 mijë euro në muaj.

    E deputeti në fjalë, ka vendosur që ta mbrojë biznesin e Bujar Shabanit.

    Dikur kamionët e Radoiçiqit i bllokonin rrugët në veri. Tash “kamionët e dostit të Durmishit” po e testojnë hapjen e urës për në veri. Ju me cilët kamiona jeni? Pasi po dëshironi me e banalizu“.

    Qeveria Kurti i sjellë kamionat e dostit të Durmishit që ta testojnë qëndureshmërinë e Urës së Ibrit

    Kamionët e “Bageri Company”, në pronësi të Bujar Shabanit, janë parë duke e testuar qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit përpara hapjes së saj. Shabani ka një lidhje miqësore me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishin.

    Gazeta Insajderi ka siguruar pamje, ku është parë duke u bërë inspektimi mbi urë me kamionë të biznesmenit Shabani.

    Ministra të Qeverisë Kurti inspektuan të martën Urën e Ibrit, e cila pritet të hapet për qarkullim.

    Pranë Urës gjenden edhe akterë qeveritarë, saktësisht në Kuvendin Komunal të Komunës së Mitrovicës së Veriut, ku po realizohet një bashkëbisedim me temën “Bashkëpunimi ndëretnik, këshillim komunal për siguri në bashkësi, bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe shoqërisë civile”.

    Shabani i “Bageri Company” është dost i Durmishit. Ai ka fituar kontrata të majme përgjatë qeverisjes aktuale. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark