Nubia Alpha, pajisja që ka formën e një rripi fitnesi, pritet të dalë në treg dhe do të zëvendësojë smartphonë-t.
Prezantuar nga Nubia në Kongresin Mobil Botëror, Nubia Alpha është një pajisje hibride e çuditshme. Ka ekran prej 4-inç me 960×192 OLED.
Megjithatë nuk ka specifikat e një smartphoni sepse është i kufizuar në 1GB RAM dhe 8GB memorie dhe bateri vetëm 500mAh.
Ekrani OLED 4-inç është fleksibël. Pajisja ka një kamër 5-megapiksel frontale dhe kompania thotë se pajisja ka 1-2 ditë jetëgjatësi baterie.
Sipas provave që janë bërë pajisja mund të përdoret për të telefonuar dhe shkruar mesazhe. Ka disa aplikacione e madje akses në internet pa një lidhje me një smartfon. Rripat e fitnesit zakonisht gjenden në internet duke lidhur me anë të Bluetooth me një smartphone, por pajisja e ZTE ka teknologjinë e SIM.
Dy variante të pajisjes do të lançohen: Bluetooth ose e SIM, modeli Bluetooth shitet për 449 euro në Europë, Amerikën e Veriut dhe Kinë në tre mujorin e dytë të vitit.
Versionet e SIM shitet për 550 euro në Kinë, Europë dhe Amerikë në fund të vitit, njofton PC World Albanian.