“Kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”-Punonjësit e KEK'ut paralajmërojnë protestë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë”-Punonjësit e KEK’ut paralajmërojnë protestë

    Insajderi
    29 April 2025 - 21:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sindikata e Re e Korporatës së Energjisë së Kosovës (KEK) ka njoftuar për organizimin e një proteste më 1 Maj, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, për të kërkuar paga dhe kushte më të mira të punës.

    Ata kanë bërë të ditur se protesta do të mbahet të mërkurën, në ora 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, shkruan Insajderi.

    Ja pse punëtorët e KEK-ut meritojnë rritje pagash!

    Kjo punë nuk ka para që mund ta paguajë – është lodhje, është rrezik, është sakrificë çdo ditë.

    Më 1 Maj, në ora 12:00, të gjithë në sheshin Skënderbeu!

    Protestojmë për pagë dinjitoze dhe respekt për punën tonë!“, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark