Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se rruga “Agim Ramadani” në kryeqytet ka mbetur pa ujë të pijshëm.
Përmes një komunikate për media KRU “Prishtina” ka njoftuar se është dëmtuar gypi i ujit DN 200 AC në këtë rrugë nga “All Zone” që sipas kompanisë është kontraktor i Termokosit.
Ka njoftuar se ekipet teknike janë në vendngjarje.