
Shoqata shqiptaro-gjermane Munsterland në Gjermani është një shoqatë që bashkon shqiptarët në këtë shtet, ata dje mbajtën mbledhjen e radhës të tyre, dhe shprehën pakënaqësi të madhe ndaj vendimit të ministres Donika Gërvalla-Schwarz për kthimin në Kosovë para kohe të Konsullit të Përgjithshëm në Dusseldorf Arjan Kashtanjeva, ata njo1ftuan se do të pezullojnë bashkëpunimin me ministren deri sa ajo udhëheqë me diplomacinë kosovare.
Ata në këtë mbledhje janë shprehur të irrituar për vendimin e ministres Gërvalla-Schëarz për kthimin para kohe në Kosovë të konsullit Kashtanjeva, për ta ky vendim është paradoksal, skandaloz dhe jo i qëlluar.
“Ajo që më tepër ishte irrituese dhe paradoksale për shoqatën tonë, është vendimi i ministres se punëve të jashtme dhe diasporës së Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla, me të cilin ajo para kohe tërheq nga detyra Konsullin Gjeneral të Konsullatës në Dyseldorf z. Arjan Kashtanjeva. Secili diskutues, këtë vendim të zonjës në fjalë e cilësoi si skandaloz dhe jo të qëlluar”, thuhet në postimin e kësaj organizate në rrjetin social Facebook.
Në reagimin e kësaj shoqate thuhet se ata kanë marrë vendim që të pezullojnë bashkëpunimin me MPJD-në deri sa në krye të saj është Gërvalla-Schwarz.
“Shoqata shqiptaro-gjermane Mynsterland me seli në Mynster, e pakënaqur me këtë goditje që i bëhet, ngrinë bashkëpunimin në të gjitha format me ministrinë e jashtme të Republikës së Kosovës, gjatë kohës që në krye të saj të qëndron znj. Donika Gërvalla, dhe përderisa ajo nuk e korrigjon këtë akt skandaloz, i cili prish rrendin dhe kahjet e zhvillimit të aktiviteteve kulturo- shoqërore në këtë vend”, thuhet në reagimin e kësaj shoqate.