Një moment emocional dhe i tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur Klajdi ka shprehur në dhomën e rrëfimeve zhgënjimin e tij pas fjalëve të Rozana Radit, të cilat duket se e kanë lënduar thellë.
“Unë njëherë në vit flas, por kur flas, them të vërteta. Tregon bukën, ha bukë, vjen aty… As lypsit s’i tregohet buka. Po pra, ky është dinjiteti që ka treguar Rozana Radi karshi meje. Pa shtëpinë time që po më rridhte çatia ‘bam e bum’, tallej me varfërinë time. Jam i lumtur që jam i varfër. Kam qenë në gjithë botën, kam përjetuar çdo lloj gjëje dhe e kam bërë me kënaqësinë më të madhe. Nuk kam puthur b*thë dhe nuk kam tradhtuar miq dhe kolegë për të fituar festivalin, jo se s’kam pasur nevojë, por kurrë në këtë mënyrë”.
Fjalët e Rozanës, sipas Klajdit, janë të pamatura dhe e kanë prekur thellë. Ai vijoi me akuza të forta: “Më tregon ajo mua: ‘S’të pranojnë në festival ty se e ke llapën e gjatë’.
“Intrigante, mashtruese, ordinere – ja si sillet. E sëmurë psikologjike, psikopate. Edhe durimi ka kufij. Boll tani, boll. Ama të vërtetën do ta them. Do të këndoj në dush, nuk ka problem, por kjo është e vërteta. Ajo nuk di të këndojë, me që ra fjala. Hajde bëjmë një duel, kush di të këndojë live. Na tregon ajo, Mister Playback-u. Artiste e dobët, këngëtare e dobët, aktore e dobët, dhe mbi të gjitha, nuk është njeri. Kjo është e vërteta”, vazhdoi Klajdi.