Klan Kosova: Vendim autokratik, na njoftoi ministrja personalisht në ora 18:00 – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Klan Kosova: Vendim autokratik, na njoftoi ministrja personalisht në ora 18:00

    Insajderi
    14 June 2023 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mediumi “Klan Kosova” ka reaguar pasi Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka inicuar kallëzim penal në Departamentin e Krimeve të Rënda në kuadër të Policisë së Kosovës, ndaj KLAN KOSOVA SHPK, si dhe se është marrë vendim për “pezullim të certifikatës së biznesit”.

    Sipas televizionit, ata janë njoftuar nga ministrja e MINT, Rozeta Hajdari sot në ora 18:00 dhe se ky vendim është arbitrar që synon të cënojë lirinë e mediave.

    “Klan Kosova është njoftuar vetëm nga ministrja Rozeta Hajdari në ora 18:00. Asnjë kontakt me zyrtaret e Kosovës për të sqaruar këto pretendime. Nuk ka pasur rastin te jep shpjegime lidhur me pretendimet qe kanë rrjedh një shkrim spekulativ i para disa ditëve. Vendim arbitrar, autokratik që synon cenimin e lirisë se mediave. Kemi njoftuar ambasadat e organizatat ndërkombëtare”, kanë thënë nga televizioni Klan Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark