Kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti e Industri, Muhamet Mustafa, ka thënë paga e zyrtarëve të lartë shtetëror dhe asaj minimale është ka shkaktuar anomali.
Ai ka thënë se kjo pritet të zgjidhet me ligjin e ri.
“Sa i përket lartësisë së pagave ka një çrregullim, veçmas në sektorin publik. Mendoj se me ligjin e ri po tentohet të bëhet njëfarë kategorizimi dhe rangimi i pagave në mënyrë që ato ta kenë një logjikë për lartësinë e tyre dhe kështu të rregullohen disa anomali midis institucioneve për pagat e ndryshme”, ka thënë Mustafa, në një intervistë për gazetën “Epoka e re”.
Gjithashtu ai ka thënë se shtresa e mesme, në të cilën bëjnë pjesë punëtorët shëndetësorë, të arsimit dhe institucioneve kërkimore, nuk e kanë momentalisht pagën e merituar.
Ndërsa kryetari i Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka thënë se “në Kosovë e kemi një grup njerëzish që janë shumë të pasur dhe shumicën tjetër të shoqërisë që është e varfër”. /Insajderi.com