Trupi më i lartë fetar në Arabi Saudite ka dënuar tre sulmet vetëvrasëse që ndodhën të hënën, përfshirë sulmin afër xhamisë së profetit Muhamed në Medinë.
Ky këshill ka thënë se sulmuesit kanë shkelur mbi gjithçka të shenjtë, shkruan BBC.
Katër zyrtarë të sigurimit mbetën të vdekur si pasojë e sulmit, përfshirë edhe tre sulmuesit.
Deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dyshimet janë mbi organizatën terroriste të ashtuquajtur Shteti Islamik.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme ka thënë se një pakistanez 35 vjeçar është njëri prej sulmuesve./Insajderi.com