
Ish-sekretari i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, ka deklaruar se i janë vërtetuar fjalët për kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se ky i fundit po e vazhdon bashkëpunimin me Gjykatën Speciale.
Klinaku mbrëmë kishte pohuar se Kurti ishte takuar me Prokurorin Jack Smith për të bashkëpunuar me Specialen.
“Për trushpërlarët që po shajnë dhe ofendojnë për një të vërtetë që e kam deklaruar para raportit të BE-së, e që e potencova poashtu mbrëmë në debatin e Kanal 10, qe faktet: Angazhimi serioz i z. Kurti për të vazhduar bashkëpunimin në mënyrë konstruktive me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special do të vlerësohet shumë brenda BE-së”, ka shkruar Klinaku në një postim në Facebook, duke bashkëngjitur një dokument të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm, ku lavdërohet angazhimi i Kurtit për bashkëpunim me Specialen.
“Gatishmëria e tij për të mbështetur zgjatjen e mandatit të EULEX-it është e mirëseardhur dhe hap i rëndësishëm që do të ndihmojë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit Special për të përmbushur mandatin e tyre në Kosovë”, thuhet më tej në raportin e BE-së.