Klinaku: Një prej akuzave për Thaçin erdhi nga Albin Kurti - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Një prej akuzave për Thaçin erdhi nga Albin Kurti

    Insajderi
    19 August 2025 - 22:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Speciale e Hagës ka marrë vendimin që ish-presidentit të vendit, Hashim Thaçi t’i ndalohen takime me 11 persona.

    Faton Klinaku në Kanal 10 përmendi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, që sipas tij ka dërguar akuzë drejtë Thaçit.

    “Një prej akuzave ka ardhur edhe nga kryeministri Albin Kurti, kryeministri në detyrë që thotë që deputetët apo anëtarët/drejtuesit e PDK-së që po shkojnë atje, po marrin direktiva nga Hashim Thaçi për proceset politike në Kosovë. Akuzë është“, deklaroi ai.

    Mes tjerash, Klinaku deklaroi se kurti është pro gjykatës speciale teksa përmendi edhe deklaratën e tij se ai ishte takuar me prokurorin Smith.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark