Ushtruesi i detyrës së OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka komentuar largimin e avokatit të Kadri Veselit, duke e cilësuar atë si një lajm të mirë për Serbinë dhe për kundërshtarët e UÇK-së.
“Pas largimit të avokatit kryesor të Hashim Thaçit, sot ka ardhur edhe largimi i avokatit kryesor të Kadri Veselit! Largimi i tyre për mungesë të fondeve është një lajm i mirë për kundërshtarët e UÇK-së, Serbinë dhe Gjykatën Speciale!” ka deklaruar Klinaku.
Ai ka shtuar se “ata që po i reduktojnë apo ndalojnë këto fonde janë duke i shërbyer së keqes. Megjithatë, pavarësisht kundërshtarëve të lirisë, le të kuptohet se pushtuesi nuk mund të kthehet më.”