×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Ramadani bëri mirë që u arratis, pushteti në Maqedoni që u ndihmua nga Kurti po përndjek veteranët

    Insajderi
    15 August 2024 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, vlerësoi se Blerim Ramadani bëri mirë që u arratis nga burgu shtëpiak.

    Klinaku këtë e ka deklaruar me anë të një postimi në ‘Facebook’, teksa shtoi se pushteti aktual i Maqedonisë së Veriut po përndjek veteranët e UÇK’së.

    Ai implikoi në këtë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

    “Pasi nga arresti shtëpiak vendosën që ta kthenin në paraburgim me qëllim ekstradimi në Serbi, Blerim Ramadani u arratis dhe bëri shumë mirë”, deklaroi ai.

    “Shteti artificial i Maqedonisë paska lëshuar fletarrest ndaj tij, sepse do që të zbatojë urdhërat e Vuçiqit. Ky pushtet i ardhur në Maqedoni, e që fatkeqësisht në emër të ndryshimit u ndihmua nga Kurti, po i përndjek veteranët e luftës së UÇK-së. Por, le ta kuptojnë se nëse vazhdohet kjo politikë e përndjekjes së shqiptarëve, për çdo eskalim të situatës do të jenë përgjegjës”, ka përfunduar ai.

    Ish-pjesëtari i UÇK-së, Blerim Ramadani nga Kosova, i cili u arrestua muajin e kaluar në kufirin Kosovë-Maqedoni me urdhër të Interpolit të lëshuar me kërkesë të Serbisë, është arratisur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve në vend. MPB-ja pas arratisjes ka dorëzuar flet-arrest qendror. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark