Klinaku: Rritja për veteranët do të jetë 34 euro, nëse votuesi mashtrohet përsëri kjo është çështje e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Rritja për veteranët do të jetë 34 euro, nëse votuesi mashtrohet përsëri kjo është çështje e tij

    Insajderi
    10 January 2025 - 15:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatave të Veteranëve të Luftës së UÇK (OVL UÇK), Faton Klinaku, ka thënë se rritja e pensioneve për 20% për veteranët e UÇK-së do të jetë 34 euro.

    Ai në postim ka përmendur se si kjo Qeveri ka hequr nga paga minimale veteranët e UÇK-së dhe si rrjedhojë rritja për ta do të jetë vetëm 34 euro.

    “Meqenëse ky pushtet i ka hequr veteranët e luftës së UÇK-së nga paga minimale në Kosovë (350€), nga 170€ sa i kanë marrë do të thotë se me këtë ka pasur zbritje prej 180€. E tash, vendimi prej 20% rritje në kohë fushate është 34€. Pra, në vend se veteranët t’i merrnin 350€, tash do t’i marrin 204€” – ka shkruar ai në Facebook më 10.01.2025

    Klinaku po ashtu ka thënë se kanë kaluar katër vite dhe çështja e verifikimit të veteranëve nga kjo Qeveri, sipas tij, ka qenë vetëm farsë.

    “Më e pakta që duhet të bëjnë veteranët e luftës së UÇK-së dhe familjet e tyre, është që mos t’i besojnë më mashtrimit” – ka shkruar në fund Klinaku.

    Theksojmë se në mbledhjen e mbajtur më 10.01.2025, Qeveria e Kosovës aprovoi rritjen prej 20% të pensioneve për dëshmorët, invalidët, veteranët, pjesëtarët e UÇK-së, viktimave civile dhe familjeve të tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark