Klinë: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinë: Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

    Insajderi
    04 September 2023 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se në qytetin e Pejës është arrestuar një person.

    Ai dyshohet për armë mbajtje pa leje, dhe në vendin e ngjarjes policia ka gjerë një revole, 2 karikatorë dhe dhjetëra fishek.

    Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt.

    Njoftimi i plotë:

    Arrestohet njё person i dyshuar pёr armëmbajtje pa leje

    Me datё 04.09.2023, rreth orёs 10:15, Policia ёshtё njoftuar se nё rrugën “ Ukё Zeneli” nё Klinё, njё person posedon armё.

    Njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Klinё, menjëherë kanё shkuar nё shtёpinё e personit tё dyshuar dhe i njëjti ka pranuar se posedon njё armё tё zjarrit pa leje.

    Nё vendin e ngjarjёs janё gjetur dhe sekuestruar:

    • Njё (1) Armё (Pistoletё) prodhim Çekosllovak
    • Dy (2) karikator tё sё njejtёs arme
    • Pesёdhjetё e dy (52) fishek tё kal: 7.65 mm

    Pёr rastin ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit, pas intervistimit nga hetuesit me vendim tё Prokurorit i dyshuari ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt, rasti cilësohet “Mbajtje nё posedim, kontroll tё paautorizuar tё armeve”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark