Gjendet i vdekur një person në një market në Klinë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet i vdekur një person në një market në Klinë

    Insajderi
    13 March 2025 - 13:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person është gjetur i vdekur në hapësirat e marketit “Nora”, në Klinë, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

    Ai u gjet në hapësirën e marketit, dhe menjëherë për rastin është njoftuar Policia dhe Emergjenca.

    Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi konfirmoi për Insajderin se rasti ka ndodh sot rreth orës 09:00, derisa vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor në vend të ngjarjes.

    “Policia e ka bërë shikimin e vendit të ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i personit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Policia është duke vazhduar hetimet për rastin”, tha Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark