Klinika Amerikane me datën 8 Mars ka shënuar 10 vjetorin e punës me ç’rast ka përuruar edhe spitalin e ri në një ceremoni, ku të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mjekë dhe mysafirë të shumtë.
Spitali i ri i Klinikës Amerikane plotëson standardet më moderne të mjekësisë dhe ka pajisje të teknologjisë më të fundit dhe tanimë ka filluar t’ju ofroj qytetarëve shërbime mjekësore me standarde ndërkombëtare.
Gjatë ceremonisë, Dr. Spec. Behar Kusari, njëherit edhe themelues i këtij spitali tregoi për punën dhe përkushtimin e personelit duke filluar nga personeli mjekësor e deri te administrata dhe punëtorët teknik, për këto dhjetë vite, që nga themelimi i Klinikës Amerikane.
“Puna jonë në sektorin privat filloj në vitin 1995, në një klinikë me staf të vogël por më një përkushtim të lartë profesional. Vërtet ishte një sakrificë e madhe, ku kemi parasysh situatën nëpër të cilën ka kaluar Kosova gjatë asaj periudhe”, tha dr. Kusari.
Ai shtoi se “pikërisht me datë 8 Mars të vitit 2007, ishte data kur hapëm qendrën për infertilitet dhe trajtim të shëndetit femëror, Klinikën Amerikane. Që nga kjo periudhë ju kemi mundësuar shumë qifteve ta përjetojnë ndjenjën e të qenurit prind. Pikërisht me rastin e 10 vjetorit, Klinika Amerikane po përuron spitalin e ri, duke u zgjeruar me shërbim të lindjes si dhe në një të ardhme të afërt pritet të zgjerohet edhe me shërbimin e kirurgjisë në bashkëpunim me kolegët vendor si dhe ata ndërkombëtarë”.
Të pranishmit patën rastin që ti shohin për së afërmi ambientin, shërbimet dhe aparaturat, të përcjellur nga stafi i Klinikës Amerikane, të cilët edhe ju shpjeguan mysafirëve në detaje lidhur me shërbimet e ofruara, por edhe me pajisjet e reja.