​Klinika e Ortopedisë pritet të zvogëlojë referimet për trajtim jashtë vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Klinika e Ortopedisë pritet të zvogëlojë referimet për trajtim jashtë vendit

    Insajderi
    20 July 2022 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka bërë një hap përpara në avancimin dhe zgjerimin e shërbimeve mjekësore në Klinikën e Ortopedisë, duke investuar në pajisje të reja, të cilat pritet të reflektojnë direkt në uljen e numrit të referimeve jashtë vendit.

    Klinika e Ortopedisë është pajisur me tavolinën operative moderne, që mundëson trajtimin kirurgjik të boshtit kurrizor.

    SHSKUK, po ashtu, ka arritur të lidhë kontratat për furnizime me material shpenzues mjekësor për shërbimet ortopedike të Klinikës së Ortopedisë dhe Spitaleve të Përgjithshme, me ç’rast pritet të stabilizohet furnizimi për tri vjetët e ardhshëm, thuhet në komunikatë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark