Klinika mjekësore që gënjeu Anisa Veselin operonte pa licencë? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika mjekësore që gënjeu Anisa Veselin operonte pa licencë?

    Insajderi
    15 March 2025 - 22:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anisa Veseli, ish-banore e Big Brother VIP Kosova, ka akuzuar klinikën ‘A Medical Solutionse e shfrytëzoi hapësirën për marketing përgjatë formatit, kur i premtoi se do t’ia kryente një ndërhyrje në shtyllën kurrizore falas.

    Anisa tregon se CEO e klinikës Albulena Krasniqi është vetë ofruar për kurimin e saj gjatë kohës së natës së Prime. Tekst i cili ishte lexuar nga vetë moderatori i BBVK.

    Pas vetëm një vizite Anisa tregon se zonja Krasniqi, gjatë kohës që kanë vajtur në Stamboll, kanë kryer vetëm një vizitë. Ku mjeku ka treguar se duhet patjetër të kryhet ndërhyrja pasi devijimi i shtyllës kurrizore i dëmton dhe organet e tjera.

    Lidhur me këtë, ka bërë një reagim Egzon Azemi, këshilltari i Arben Vitisë, ministrit të Shëndetësisë, i cili iu ka referuar kompanisë si “fiktive”.

    Ndërkaq, në komente, Azemi ka thënë se ka rezultuar që klinika operon pa licencë dhe se është njoftuar Inspektorati Shëndetësor për këtë.

    Insajderi ka provuar të kontaktojë tash e disa ditë me klinikën në fjalë, por të njëjtit kanë qenë të paqasshëm për mediumin.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark