"Klloune me shami, mutacion iranian" - Ahmed Kalaja i reagon ashpër Ikballe Hudutit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Klloune me shami, mutacion iranian” – Ahmed Kalaja i reagon ashpër Ikballe Hudutit

    Insajderi
    11 April 2025 - 13:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Imam nga Shqipëria, Ahmed Kalaja, ka reaguar ashpër ndaj Ikballe Hudutit, e cila ka shprehur publikisht dëshirën për të marrë pjesë në spektaklin e njohur Big Brother.

    Kalaja ka mbështetur mendimin e një gazetari, i cili tha se Huduti duket se mban shaminë vetëm për dekor, pa e lidhur me besimin dhe traditat islame.

    Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kalaja e ka quajtur Hudutin “klloune me shami”, duke e cilësuar atë si një “mutacion iranian”, që nuk ka asgjë të përbashkët me Islamin e vërtetë dhe as me traditën shqiptare islame, shkruan Insajderi.

    Ai ka shtuar se individë të tillë si Huduti, që mbajnë shami, janë të njohur për rolin e tyre në përhapjen e destabilizimit moral dhe fetar.

    “Palosje bio 8:0 ndaj rafidijes shiite. Gazetari besimtar përball kllounes mutacione me shami. Këtë femër me shami asgjë nuk e lidh me Islamin e vërtetë as traditën shqiptare islame. Ajo si shumë të tjerë dihet se nga i kanë burimet për destabilizim moral fetar e më gjërë,” shkroi Kalaja.

    Ai gjithashtu iu bëri thirrje mediave që të mos i japin vëmendje Hudutit, duke thënë se ajo nuk përfaqëson as Islamin dhe as traditën shqiptare.

    “Të dashura media, kllounen me shami mos e thirrni, sepse nuk përfaqëson as Islamin, as traditën. Është një mutacion iranian, po që dëshiron vëmendje. Mos ia jepni këtë kënaqësi se do dëmtoni fëmijët e familjet tuaja“, tha ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark