Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur në lidhje me zënkën e tij me yllin e skuadrës, Mohamed Salah.
Dyshja pati një debat të tensionuar, situatë e cila u pa nga e krejt bota, shkruan Express.
Ndërsa, trajneri gjerman ka folur duke thënë se e kanë zgjidhur problemin.
“Është zgjidhur plotësisht, nuk ka asnjë problem mes nesh. Nëse nuk e njihnim njëri-tjetrin kaq gjatë, nuk jam i sigurt se si do ta përballonim. Por ne e respektojmë njëri-tjetrin kështu që nuk ka asnjë problem. Ne jemi absolutisht mirë me të, kështu që le të vazhdojmë”, tha Klopp.
Gjermani do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit, ndërsa egjiptiani pritet të vazhdojë karrierën në “Anfield Road”.