Trjneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, është parë të qëndrojë afër vëllait të sulmuesit Gonzalo Higuain i cili është njëkohësisht agjent i lojtarit.
Ata janë fotografuar duke qëndruar afër në ndeshjen që Argjentina e fitoi ndaj Kilit në kuadër të Kupës së Amerikës, shkruan Goal.com
Sulmuesi i Napolit, që shënoi 38 gola në këtë stinor, është raportuar se mund të transferohet në Angli, tek Arsenali, Liverpooli dhe Chelsea.
Dhe, një takim i Klopp me agjentin e Higuain vetëm sa ka shtuar bindjen se Higuain do të largohet nga Napoli./Insajderi.com