×
  • Lajme
  • Insajderi

    Klosi rrëfen takimin me shërbimin sekret serb: Na detyruan amerikanët

    Insajderi
    07 October 2020 - 23:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-shefi i Shërbimit Informativ shqiptar Fatos Klosi, tregoi prapaskenat e një takimi me shërbimin informativ serb pas luftës, në 2002 në Bukuresht, të detyruar nga amerikanët.

    “Me serbët jemi takuar shumë më vonë se lufta. Me serbët jemi takuar pas luftës, na detyruan amerikanët të takoheshim dhe takimi vajti mirë, në 2002, në Bukuresht”, u shpreh ai.

    Klosi, tha se asokohe kishte mbaruar lufta dhe serbët po ristrukturonin shërbimin informativ, sipas tij, serbët e kishin një lloj kushti nga perëndimorët për të thënë se gjërat kanë ndryshuar kanë prioritete të tjera.

    “Atje patëm rastin. U morëm vesh për njëherë, njerëzit e harrojnë. Punonjësit e shërbimit janë punonjës shteti, detyrat i cakton kryeministri. Prioritetet i cakton politika. Doli se kishim të njëjtat detyra nga politika. Ne kishim kaluar në luftë kundër krimit dhe terrorizmit. Çështja e Kosovës ishte mbyllur. Ishte nën protektoratin e NATO-s. Folëm hapur fare”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark