Klubet që shpenzuan më së shumti për transfere në janar – Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Klubet që shpenzuan më së shumti për transfere në janar

    Insajderi
    05 February 2025 - 15:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Faqja e specializuar e vlerës së futbollistëve – “Transfermarkt” e ka zbuluar listën e klubeve që shpenzuan më së shumti për transferimin e futbollistëve në afatin kalimtar të janarit.

    Listës i prin, pa ndonjë befasi, Manchester City.

    Kampioni anglez ishte në gjendje t’i shpenzonte plot 218 milionë euro për ta përforcuar ekipin e tyre,

    Një shifër astronomike kjo, e cila e demonstron potencialin ekonomik të klubit dhe ambicien e tij për të “luftuar” në të gjitha kompeticionet.

    Nuk befason më as prezenca e klubeve saudite, të cilat përfunduan në podium: Al-Ahli SFC i dyti dhe Al-Nassr FC i treti.

    Të dy klubet e Saudi Pro League investuan shifra të konsiderueshme parash për të siguruar lojtarë të dobishëm.

    Në këtë afat kalimtar mjaft aktiv befasisht ishte Como.

    Klubi italian i shpenzoi 49 milionë euro për 14 lojtarë, ndërsa e sheh veten në vendin e pestë.

    Përpara tij, pra në vendin e katërt gjendet Leipzigu gjerman, me 55,50 milionë euro të shpenzuara në janar.

    Më poshtë mund ta shihni listën e klubeve që shpenzuan më së shumti në afatin kalimtar të janarit:

    1. Manchester City – 218,00 milionë euro

    2. Al-Ahli – 59,00

    3. Al-Nassr – 57,00

    4. Leipzig – 55,50

    5. Como – 49,20

    6. Wolverhampton – 48,81

    7. Brighton & Hove Albion – 47,25

    8. Stade Rennais – 45,65

    9. Milan – 36,70

    10. Tottenham Hotspur – 30,50

    11. Manchester United – 30,00

    12. Atlanta United – 26,95

    13. Ipswich Town – 25,39

    14. Juventus – 22,70

    15. Bournemouth – 21,50

    16. Club Estudiantes de La Plata – 20,48

    17. Al-Sadd – 20,00

    18. San Diego – 18,52

    19. Cruz Azul – 18,04

    20. Hoffenheim – 17,30


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark