Klubi anglez reagon pas vdekjes tragjike të Diogo Jotas - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Klubi anglez reagon pas vdekjes tragjike të Diogo Jotas

    Insajderi
    03 July 2025 - 12:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klubi anglez, Liverpooli ka reaguar edhe zyrtarisht pasi ka marrë lajmin për vdekjen e sulmuesit të tyre 28-vjeçar, Diogo Jota, në një aksident trafiku.

    Gjatë ditës së sotme (e enjte) erdhi lajmi se ylli i Liverpoolit së bashku me vëllain kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.

    Vdekja e tyre erdhi pasi vetura doli nga rruga dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët, teksa tani ka ardhur edhe reagimi nga klubi i sulmuesit portugez, Liverpooli.

    Deklarata e plotë e Liverpoolit

    Klubi i Futbollit Liverpool është i shkatërruar nga ndarja tragjike e Diogo Jotas.

    Klubi është informuar se 28-vjeçari ka ndërruar jetë pas një aksidenti rrugor në Spanjë së bashku me vëllain e tij, Andre.

    Liverpool FC nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm në këtë kohë dhe kërkon që privatësia e familjes, miqve, shokëve të ekipit dhe stafit të Diogos dhe Andres të respektohet, ndërsa ata përpiqen të përballen me një humbje të paimagjinueshme.

    Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë atyre mbështetjen tonë të plotë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark