Lazio raportohet se është i interesuar të bëjë një lëvizje për talentin e Sunderland, Jobe Bellingham, në verë.
“Biancocelestët” nuk arritën të bënin asnjë përforcim në afatin kalimtar të janarit, por ata janë duke menduar tashmë për afatin e verës.
Siç raportohet nga “Il Messaggero”, klubi italian po vëzhgon Bellinghamin përpara se të bëjë një lëvizjeje të mundshme gjatë verës.
Anglezi i talentuar është vëllai i Jude Bellingham, i cili po kalon sezon të jashtëzakonshëm me Real Madridin.
18-vjeçari ka bërë përshtypje këtë sezon me lojërat e tij, teksa ka kontribuar me pesë gola dhe një asistim në Championship – kategoria e dytë e futbollit në Angli.
Për Lazion nuk do të jetë aspak e lehtë të nënshkruajë me ish-mesfushorin e Birmingham Cityt, pasi për të interesim kanë shfaqur edhe klubet tjera.
Real Madridi e Newcastle United janë dy prej klubeve që besohet se kanë shprehur gjithashtu interesim për Jobe Bellingham.