Klubi i vogël amator merr miliona euro nga Liverpooli falë një strategjie të jashtëzakonshme vite më parë - Insajderi
×
  • Sport
  • Insporti

    Klubi i vogël amator merr miliona euro nga Liverpooli falë një strategjie të jashtëzakonshme vite më parë

    Insajderi
    03 June 2025 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Liverpool ka konfirmuar shitjen e portierit Caoimhin Kelleher (26) te Brentford për një shifër totale prej 18 milionë funte (rreth 21 milionë euro), përfshirë bonuset.

    Megjithatë, një pjesë e këtij transferimi nuk do të shkojë në arkat e Liverpoolit, pasi klubi anglez do të paguajë 20 përqind të shumës për Ringmahon Rangers, klubin irlandez ku Kelleher nisi karrierën e tij.

    Ringmahon Rangers, një klub amator nga divizioni i tretë në Irlandë, do të përfitojë rreth 3 milionë euro nga kjo marrëveshje. Kjo shumë mund të rritet në mbi 4 milionë euro nëse Kelleher arrin objektivat dhe bonuset.

    Për një klub të vogël si Ringmahon, këto para janë një shifër e jashtëzakonshme që, sipas mediave irlandeze, “do ta sigurojë financiarisht për dekada të tëra”.

    Për krahasim, Ringmahon e liroi Kelleherin te Liverpooli për vetëm 15 mijë euro disa vite më parë. Përmes bonuseve të tjera, përfshirë paraqitjet e tij me Kombëtaren e Irlandës, ata morën edhe 150 mijë euro nga Liverpooli.

    Tani, me këtë transferim të madh, Ringmahon shënon një sukses të jashtëzakonshëm financiar.

    Kelleher kaloi një dekadë në Anfield, ku e nisi karrierën si 17-vjeçar dhe u shqua si zëvendësuesi i parë i Alisson Becker. Ai ka bërë 67 paraqitje për Liverpoolin dhe ka mbledhur 22 ndeshje me Kombëtaren e Irlandës.

    Përkundër rolit të tij si rezerva e Alissonit, Kelleher kishte shprehur dëshirën për të qenë portier titullar – një dëshirë që tashmë do ta realizojë me Brentfordin.

    Liverpooli, ndërkohë, ka siguruar një pasues të Alissonit për sezonin e ardhshëm, pasi ka nënshkruar me Giorgi Mamardashvilin nga Valencia për 30 milionë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    26 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark